Kosovë
Këto janë informacionet e reja për shëndetin dhe vend-ndodhjen e Isa Mustafës

Periskopi ka marrë disa informacione të reja nga burimet e saj pranë LDK-së për gjendjen shëndetësore të kryetarit të partisë më të vjetër parlamentare në Kosovë, Isa Mustafës.
Sipas këtyre burimeve, z.Mustafa nuk është dërguar në Klinikën Infektive dhe ndodhet në shtëpinë e tij në fshatin Prapashticë.
Për më tepër, gjendja shëndetësore e z.Mustafa – që ditë më parë njoftoi se ishte infektuar me koronavirusin e ri SARS-CoV-2 – është aktualisht stabile.
Disa media kanë raportuar se Mustafa është dërguar në Klinikën Infektive për gjendjen e rëndë shëndetësore.
Kryetari i LDK-së, 69 vjeçar, ka shqetësuar opinionin publik me informacionin për infektimin e tij pasi që ka pasur probleme shëndetësore edhe më herët. /Periskopi





















