Sport
Këto fotografi tregojnë më së miri se si ndihej Messi pas ndeshjes së djeshme

Argjentinasi duhej të pajtohej me faktin se Real Madrid fitoi titullin e 34-të të La Ligas, i pari për ta që nga viti 2017. ‘Mbretërit’ kanë pasur paraqitje të shkëlqyeshme pas rifillimit të sezonit, dhe merituan këtë sukses.
Barcelona në anën tjetër ka qenë shumë e zbehtë, pa identitet, dhe ishte e qartë se projekti i Quique Setien nuk do të përfundojë në mënyrën më të mirë.
Messi ishte i trishtuar si rrallë herë pas humbjes së djeshme. Kjo edhe mund të tregohet më së miri përmes deklaratës që tha pas ndeshjes, e po ashtu edhe përmes këtyre fotografive./Lajmi.net/






















