Connect with us

Kosovë

Këta dy politikanë kosovarë po e shoqërojnë Hotin në takim me Vuçiqin

Publikuar

Kosova e Serbia nga sot kthehen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, gati pas dy vjetëve bllokadë. Vendi ynë përfaqësohet nga Kryeministri Avdullah Hoti dhe zëvendësit e tij, Driton Selmanaj e Albulena Balaj-Halimi.

Kryeministri Avdullah Hoti ka arritur në ndërtesën e EEAS (shërbimi i jashtëm i BE’së), ku do ta takojë presidentin serb, Aleksandër Vucic me ndërmjetësim të europianëve.

Hoti po shoqërohet atje nga dy zëvendësit e tij, Driton Selmanajn dhe Albulena Balaj – Halimi.

Kryeministri ka arritur në takim pak minuta pas orës 16:00.

Në takim si ndërmjetësues nga ana e BE’së është përfaqësuesi special për dialog, Miroslav Lajcak.

NA NDIQ NË FACEBOOK