Sport
Kështu dukej futbolli botëror në kohën kur Leeds zhvilloi sezonin e fundit në Premierligë

Klubi i famshëm anglez do të luajë në Premierligë vitin e ardhshëm, për herë të parë pas 16 vjet pritjeje.
Rikthimi i Leeds United në Premierligë u mundësua nga një fitore e Huddersfield ndaj WBA të premten mbrëma, shkruan lajmi.net.
Sezoni 2003/2004 shënonte fundin e gjeneratës së artë të Leeds, me klubin që ra në Championship.
Në kohën kur Leeds përfundoi në Championship, futbolli botëror dukej kështu:
Arsenal fitoi titullin në Premierligë pa humbje
Chelsea arriti vendin e dytë në sezonin e parë nën Roman Abramovich
Jose Mourinho fitoi Ligën e Kampionëve me Porton
Marcelo Biesla fitoi medalje të artë olimpike me Kombëtaren e Argjentinës
Greqia fitoi Kampionatin Evropian
Real Madrid përfundoi i katërti në La Liga
La Liga u fitua nga Valencia që udhëheqej nga Rafa Benitez
17 vjeçari Lionel Messi bëri debutimin e tij me Barcelonën
Pavdel Nedved fitoi Topin e Artë
/Lajmi.net/





















