Connect with us

Kosovë

Këshilltari i kryeministrit Hoti sqaron deklaratën ku thuhet se Qeveria kërkon dialog politik me Serbinë

Publikuar

Këshilltari i kryeministrit Hoti, Visar Berisha, ka sqaruar opinionin në lidhje me një deklaratë nga i pari i Ekzekutivit që po keqpërdorët nga rivalët politikë. 

Para disa ditësh, Hoti deklaroi se nuk ishte i interesuar për dialog teknik por për një dialog politik për të arritur një marrëveshje Gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë.

Berisha ka thënë se kritikët e Hotit nuk e kanë kapur thelbin dhe se ajo çka ka nënkuptuar kryeministri ka qenë më e ndryshme, përcjell Periskopi.

“Në Bruksel, por edhe kudo tjetër Qeveri e Kosovës, Kryeministri i saj nuk do të negociojnë një seri marrëveshjesh teknike, të cilat do të jenë zgjatim i procesi te deshtuar më parë.” – ka deklaruar z.Berisha në Facebook-un e tij.

Ai ka thënë se për Marrëveshjen Gjithpërfshirëse do të bisedohet edhe nesër.

Statusi i plotë: 

Për ata që nuk e kanë kapë thelbin!

Në Bruksel, por edhe kudo tjetër Qeveri e Kosovës, Kryeministri i saj nuk do të negociojnë një seri marrëveshjesh teknike, të cilat do të jenë zgjatim i procesi te deshtuar më parë.

Do të negociohet vetëm Një marrëveshje! Marrëveshja Gjithëpërfshirëse e Paqes mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, që në preambulë do ta ketë pajtueshmërinë për njohje reciproke mes këtyre dy vendeve.

Normalisht, ajo Marrëveshje do përmbajë edhe të gjitha çështjet e interesit të ndërsjelltë për cilat do të pajtohemi.

Nuk do të ketë një shportë marrëveshjes por një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse. Për këtë Marrëveshje do bisedohet edhe nesër.

NA NDIQ NË FACEBOOK