Uncategorized
Këshilltari i Albin Kurtit, Hoxha: Shqiptarët e Maqedonisë duhet ta heqin nga skena politike Ali Ahmetin

Këshilltari i Albin Kurtit, Elvis Hoxha, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje deri tek populli shqiptar që jeton në Maqedoninë e Veriut që të mbështesin opozitn shqiptare për ta larguar nga skena politike Ali Ahmetin, përcjell in7.
Sipas tij, me largimin nga skena politike të Ali Ahmetit dhe partisë së tij, BDI-së, lehtësohet kërcënimi ndaj kombit.
Statusi i plotë i Hoxhës:
Për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut një hap është i domosdoshëm: ta lehtësojnë kërcënimin ndaj kombit duke hequr nga skena Ali Ahmetin.
Secili shqiptar, në çdo shtet ku ndodhet duhet të mendojë për integritetin territorial dhe atë numerik të kombit. Po e mendoi në këtë formë, ai e kupton lehtë se si sigurohet e ardhmja e shqiptarëve.
Për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut një hap është i domosdoshëm: ta lehtësojnë kërcënimin ndaj kombit duke hequr nga…
Gepostet von Elvis Hoxha am Mittwoch, 8. Juli 2020






















