Connect with us

Lajme

Kërçovarit ia dogjën ‘Audin’ me vlerë mbi 200 mijë dollarë në Vlorë, flet pronari: Kam ardhur për pushime (VIDEO)

Publikuar

Gjatë natës në parkimin e një hoteli në Vlorë është djegur një automjet luksoz. Mësohet se makina është në pronësi të një shqiptari nga Kërçova i cili është emigrant në Gjermani.

Ai u shpreh se nuk ka dyshime dhe as konflikte me asnjë persona dhe se në Vlorë kanë ardhur me pushime prej 4 ditësh.

“Jemi nga Maqedonia nga Kërçova, kemi ardh për pushime që prej 4 ditësh dhe tani ka ndodh kjo. Automjetin e kanë djegur krejt. Skena dyshim askund, skemi zënka me askënd”- thotë pronari i makinës së djegur.

“Ne kemi ardh me pushime. Ngjarja është shumë e keqe. Jetoj në Gjermani edhe tani kemi ardh me pushime. Policia tani po heton. Kamerat e kanë kapur”- shtoi ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK