Sport
Katër ndeshje në Superligën e Kosovës – vëmendja në Drenas, atje ku Feronikeli pret Ballkanin

Superliga e Kosovës vazhdon të jetë më interesante se kurrë. Barazimi i mbrëmshëm i Dritës u ka dhënë atyre një shtysë të madhe drejt titullit të kampionit, por gjithçka mbetet akoma e hapur për Ballkanin, shkruan lajmi.net.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi luan sot në udhëtim kundër Feronikelit, në atë që cilësohet si ndeshja më e rëndësishme e ditës.
Ndeshja mes Feronikelit dhe Ballkanit luhet me fillim nga ora 17:00. Në të njëjtin orar do të luhen edhe tri ndeshje të tjera.
Trepça 89 pritet të marrë tri pikë të rëndësishme për mbijetesën, në udhëtimin te Dukagjini tashmë i rënë nga liga.
Përballje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Vushtrrisë dhe Ferizajt, skuadrave në fundin e tabelës.
Kurse, skuadra e vogël e kryeqytetit, Flamurtari, udhëton në Podujevë për ndeshjen kundër Llapit. Një pikë do të ishte e madhe për kryeqytetasit. /Lajmi.net/






















