Connect with us

Lajme

Kasami kujton masakrën e Srebrenicës: Të mos lejojmë të harrohet, por as edhe të përsëritet një gjenocid i tillë

Publikuar

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka kujtuar masakrën e Srebrenicës në Bosnjë. Ai thotë se, kemi përgjegjësi humane dhe morale që të mos lejojmë kurrë të harrohet, por kurrë edhe mos të përsëritet një gjenocid i tillë, shkruan Albanews24.

”Duke kujtuar Srebrenicën, kemi bërë përpjekjen për të mos fshehur krimin e ish-forcave serbe, por duke kërkuar përgjegjësi për krimet ndaj 8372 boshnjakëve, tregojmë interesin për të krijuar një Bosnjë e Hercegovinë, si shtet me drejtësi, dinjitet dhe njerëzor.

Jam optimist se OKB dhe BE, si autoritetet më të mëdha ndërkombëtare, janë të inkuadruar në mënyrë aktive në ndërtimin dhe zhvillimin e raporteve ndërmjet BeH dhe Serbisë, ashtu siç bën edhe me vendet tjera në rajon, në ndërtimin e shoqërive vërtetë demokratike dhe respektimin e të drejtave dhe lirive njerëzore, duke treguar konsideratë ndaj më të dobtëve”, shkruan Kasami ndër të tjera. /Albanews24/

Është obligim moral të përkujtojmë gjenocidin në Srebrenicë, si një nga momentet më të kobshme të njerëzimit në…

Gepostet von Bilall Kasami am Samstag, 11. Juli 2020

NA NDIQ NË FACEBOOK