Connect with us

Sport

Kandidati i Barcës për president, Victor Font: Barca mund të bëhet Milan apo Man Utd i ardhshëm

Publikuar

Kandidati për president të skuadrës së Barcelonës, Victor Font, ka paralajmëruar për një kollaps të skuadrës katalane.

Font beson se Barca mund të jetë Milani ose Manchester Unitedi i ardhshëm, duke aluduar në rënie të formës dhe pamundësi për ngritje për një kohë të gjatë.

“Kompeticioni në dekadën e fundit është bërë edhe më profesional. Shihni në Premierligë klube që menaxhuan mirë, si dhe paratë e ardhura nga jashtë”, ka thënë Font, transmeton lajmi.net.

“Derisa nuk bëjmë atë që po provojmë, Barca rrezikon të bëhet një Milan i ri ose një Manchester United”, ka shtuar kandidati për president.

Milan së fundmi ka triumfuar në Serie A në vitin 2011, kurse triumfi i fundit në Ligën e Kampionëve ishte në vitin 2007, duke mos garuar në UEFA që nga 2014.

Man Utd në anën tjetër për herë të fundit fitoi Premierligën në sezonin 2012/13, kampanja e fundit me Sir Alex Ferguson. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK