Kosovë
Kadriaj: S’ka pasë përplasje fizike mes deputetëve të VV-së dhe LDK-së

Gazmend Gjyshinca dhe Fitore Pacolli të Vetëvendosjes sot thanë se u sulmuan nga Kujtim Shala dhe Arben Gashi të LDK-së, pas mbledhjes së Komisionit të Jashtme ku ishte e ftuar të raportonte ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj.
Por, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadriaj, në Info Magazine tha se sipas anëtarëve të tjerë të këtij komisioni që kanë qëndruar edhe pas mbledhjes së sotme nuk ka pasë përplasje fizike mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të LDK-së.
“Unë i kam pyetur edhe anëtarët e tjerë të Komisionit dhe të gjithë e mohojnë se ka ndodhur një gjë e tillë. Vetë faktir që deputetët e Vetëvendosjes e kanë përgatitur për të incizuar skena, sigurisht që e kanë improvizuar për të ndodhur ajo. Unë i kam pyetur edhe disa anëtarë të Komisionit që kanë qëndruar prapa mbledhjes dhe asnjë nuk ma ka konfirmuar se ka ndodhur përplasje verbale e as fizike”.
“Të gjithë deputetet që kanë qenë prezentë e paskan pa që s’ka pasë përplasje verbale. Më vjen keq për atë çka ndodhi në Komision sepse ne konform procedurave parlamentare e kemi thirrë ministren të raportojë”.
Kadriaj tha se gjithmonë ka pengesa nga deputetët e Vetëvendosjes – gjë të cilën e mohoi vetë Gjyshnica dhe e sfidoi atë që të tregojë një të tillë që ka ndodhur gjatë mbledhjeve të kaluara të Komisionit.
“Gjatë gjithë mbledhjes kemi pasë ndërhyrje dhe uzurpim nga deputetja Fitore Pacolli, të cilës në vazhdimësi që jam detyruar t’ia tërheq vërejtjen. Pasi që ministrja e ka pasë një kohë të limtuar është shumë e drejtë që secili deputet ta ketë një hapësirë kohore për ta shfrytëzuar për pyetje. Pacolli i ka shfrytëzuar 10 minutat e saj dhe në vazhdimësi e ka penguar mbledhjen, por edhe ministren”.
“Kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo nga Fitore Pacolli dhe Gazmend Gjyshinca që karshi deputetëve të tjerë kanë përdorur gjuhë joparlamentare”.





















