Connect with us

Kosovë

Kadri Veseli përkujton Adem Demaçin: Krenar që do të jemi të frymëzuar prej tij

Publikuar

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka shkruar në Facebook sot në përkujtim të veprimtarit kosovar Adem Demaçit.

Veseli ka deklaruar se sakrificat e “pandalshme për liri dhe me gatishmërinë e vazhdueshme për ta kundërshtuar robërinë, (Adem Demaçi) e ka shqyar qysh moti Kosovën në hartën e Evropës si vend i veçantë që nuk e duron robërinë, por e aspiron lirinë dhe pavarësinë.”

Më tej, ai ka përmendur edhe kontributin e madh të të ndjerit Demaçi për frymëzimin e gjeneratave të shumta që ta nxirrnin Kosovën nga represioni jugosllav, përcjell Periskopi.

Ai e ka quajtur frymëzim Demaçin, ashtu siç e quajti edhe kryetari i VV-së, z.Kurti.

Për miqtë e tij në Facebook ai ka ndarë edhe një fotografi ku duket derisa i dhuron një flamur të Kosovës veprimtarit në fjalë.

Statusi i plotë:  

NA NDIQ NË FACEBOOK