Sport
Juventus po konsideron blerjen e Mandragoras së Udineses

Sky Sport raporton që kampionët e Serie A kanë një mundësi për të blerë sërish mesfushorin nga Udinese, të cilin e larguan nga skuadra në vitin 2018.
Raportohet se rikthimi i Mandragora mund t’i kushtojë Juventusit deri në 26 milionë euro, përcjell lajmi.net.
Por, për ta bërë këtë Juventus duhet të veprojë shpejtë, pasi klauzola e tij përfundon në fund të gushtit.
23 vjeçari Mandragora, në fanellën e Udineses është paraqitur 60 herë, duke shënuar edhe tri gola./Lajmi.net/






















