Connect with us

Sport

Juninho e ka me Neymar: Brazilianëve iu interesojnë vetëm paratë

Publikuar

Ish-mesfushori i Lyon shpjegoi se lojtarët rriten me mendjen që të shkojnë në klubin i cili u ofron atyre pagën më të lartë.

“Në Brazil jemi mësuar të kujdesemi vetëm për paratë, por në Evropë ata kanë një mentalitet tjetër”, i tha ai Guardian, përcjell lajmi.net.

“Në mënyrë të pavetëdijshme bëra një plan karriere sepse doja të shkoja në një klub tjetër të madh në Brazil, dhe jo të luaja vetëm për sport”.

“Unë u mësova të shkoja te kush do të më paguante më shumë”.

“Kjo është mënyra braziliane. Shikoni Neymar”.

“Ai u transferua në PSG vetëm për shkak të parave”.

“PSG i dha gjithçka, gjithçka që dëshironte, dhe tani ai dëshiron të largohet para përfundimit të kontratës së tij”, vazhdoi ai. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK