Sport
Jorge Jesus rikthehet në krye te Benficas

Klubi nga Rio de Janiero ka konfirmuar të premten se 65 vjeçari Jesus është larguar, ndërsa Benfica më vonë i urojë mirëseardhje, përcjell lajmi.net.
Mediet në Portugali dhe Brazil raportojnë se Jesus i është bashkuar Benficas me një kontratë tri vjeçare, ku do të fitojë nga tre milionë euro në sezon.
Jesus do të zë vendin e Bruno Lage, i cili dha dorëheqje muajin e kaluar pasi fitoi vetëm një nga pesë ndeshjet pas rifillimit të futbollit në Portugali, i ndërprerë shkaku i koronavirusit.
Kjo do të jetë periudha e dytë e Jesus te Benfica, i cili ka drejtuar këtë skuadër për gjashtë sezone në të kaluarën (2009-2015), duke fituar edhe tre tituj të ligës./Lajmi.net/






















