Connect with us

Kosovë

Jelekverdhët abuzojnë me presidentin Macron dhe gruan e tij, derisa ata po ecnin në Paris

Publikuar

Jelekverdhët anti-qeveritar (gilets jaunes) iu vërsulën në mënyrë abuzive presidentit francez Emmanuel Macron derisa ai po ecte me gruan e tij, Brigitten, për Ditën e Bastilles në një kopsht publik në Paris, duke i shtuar thirrjet nga liderët opozitarë që ai të rriste numrin e sigurimit.

Demonstruesit e konfrontuan presidentin francez dhe gruan e tij, derisa ata po ecnin me truprojet e tyre në Tuleries Gardens në Paris gjatë të martës, shkruan The Guardian, përkthen Periskpoi.

Ndërsa rojet e tij po shikonin, Macroni përfshihet me agjitatorin, i cili i vuri gishtërinjtë në fytyrë duke u ankuar për pabarazinë ekonomike, dhe brutalitetin policor ndaj protestuesve.

As Macroni po as demonstruesit nuk kishin maska të vendosura. Shkëmbimi i nxehtë zgjati rreth gjashtë minuta gjithsej. /Periskopi