Connect with us

Lajme

Java e fundit e fushatës, pritet ashpërsimi i retorikës

Publikuar

Kaluan 10 ditë nga fushata zgjedhore ndërsa partitë nuk pushojnë pa eksponuar vetën në çdo mënyrë për të mbajtur vëmendjen tek qytetarët. Edhe pse në kohë pandemie ata gjejnë mënyra për të bërë takime me qytetarë, tubime, ndarje të materialeve promovuese. Në rrjetet sociale gati çdo ditë dalin materiale të përgjuara. Analisti politik Xhelal Neziri pret që ditët në vijim fushata e zezë të jetë edhe më e ashpër.

“Në pjesën e dytë të fushatës sidomos në ditët e fundit partitë politike do të përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion. Do të përdorin artileri të rëndë për të goditur apo dëmtuar kundërshtarin politik. Deri më tani kemi pasur fushatë pozitive duke i promovuar platformat partitë politike”, tha Xhelal Neziri- analist politik.

Sipas analistit Lupço Arsovski partitë politike duhet të kenë kujdes me sjelljen e tyre pasi Maqedonia është pjesë e aleatëve ndërkombëtare dhe të gjithë sytë janë të kthyer tek ne. Partitë politike duhet të përqendrohen në promovime të vlerave evropiane.

“Unë pres që partitë politike të flasin për këtë punë.  Të mos publikojnë kush çfarë ka thënë, ato biseda janë private dhe të vjetra, kush e di se kush fshihet pas atij zëri, mund të jetë i montuar.  Unë nuk i kushtoj vëmendje kësaj. Kthim i gjërave të vjetra për të fituar votuesit mund të reflektojë vetëm negativisht në llogari të vendit”, deklaroi Lupço Arsovski – analist politik.

Edhe një javë partitë politike do munden të bëjnë fushatë zgjedhore. Pastaj vijon votimi tre ditor në përputhje me masat për mbrojtjen nga Kovid-19. Më 13 korrik do të votojnë personat të infektuar me Kovid-19 të cilët janë izolim, më 14 korrik të sëmurët që do të votojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa më 15 korrik të gjithë qytetarët do të mund të realizojnë të drejtën e tyre të votës./TV21/

Maqedoni12 minutes ago

Kërcënoi drejtorin dhe hyri me forcë në zyrat e tij, arrestohet personi i dhunshëm

Lajme19 minutes ago

Latifi me ambasadoren e SHBA-së në terren: Ndërlidhja energjetike me Shqipërinë, projekt që e kemi pritur për dekada

Maqedoni37 minutes ago

MPB paralajmëron: Ulni menjëherë dronët nëse shihni ose dëgjoni helikopter policie

Maqedoni48 minutes ago

Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Mospërfshirja e himnit kombëtar në Pustec, mungesë protokolli

Kosovë52 minutes ago

“Specialja është antishqiptare, akuzat i fabrikoi Serbia”/ Petraj: Kurti i do komandantët e UÇK-së në burg

Lajme58 minutes ago

Ndodh në Karposh të Shkupit: S’e largon veturën, puntorët detyrohen të asfalltojnë përreth

Kosovë59 minutes ago

24 mijë euro gjobë për vonesat në rrugën Prishtinë–Podujevë, Basha paralajmëron penalitete të reja

Maqedoni2 hours ago

Standard i dyfishtë, Mickoski në Shkup kërkonte respektimin e ligjit, në Shqipëri në prezencë të tij nuk u ekzekutua himni shqiptar

Maqedoni2 hours ago

LSDM: Vuçiqi i shpalli zgjedhjet, Mickovski menjëherë! S’është rastësi, sepse punon sipas urdhërave

Maqedoni2 hours ago

BDI: VLEN hesht 24 orë pas kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Lajme2 hours ago

BDI: Kaluan 24 orë, s’VLEN ende i strukur pa zë për zgjedhje të parakohshme!

Maqedoni2 hours ago

Angellov: Përfundoi gjendja e krizës me ujin e pijshëm në Gostivar, tutje për cilësinë e ujit duhet të kujdeset pushteti lokal

NA NDIQ NË FACEBOOK