Connect with us

Sport

Januzi ‘heroi i Prishtinës’ – kryeqytetasit vazhdojnë luftën për titull me fitoren e frymës së fundit ndaj Drenicës

Publikuar

Ahmed Januzi ka bërë heroin në ndeshjen kundër Drenicës, duke shënuar golin e fitores, në ‘frymën e fundit të bardhekaltërve’, shkruan lajmi.net.

Në një ndeshje ku Prishtina pritej të merrte një fitore më të lehtë, u duft të pritej deri në minutën e fundit për golin e fitores.

Pas një harkimi të Bardhokut, Januzi dërgoi topin në rrjetë, për t’i dhënë fitoren skuadrës së Prishtinës.

Me këtë fitore, Prishtina shkon në 57 pikë, me vetëm një pikë më pak sesa Drita lidere, kurse Drenica mbetet në pozitën e tetë, me 34 pikë të grumbulluara.

Kështu, gara për titullin e kampionit vazhdon të jetë jashtëzakonisht interesante. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK