Connect with us

Kosovë

Ishin prekur me COVID-19, Lumir Abdixhiku dhe gruaja e tij shërohen

Publikuar

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe bashkëshortja e tij, e kanë mposhtur koronavirusin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka bërë me dije se janë njoftuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, se janë në mesin e të shëruarve të sotëm.

“E kaluam edhe këtë. Sapo u njoftuam nga IKSHPK se jemi në mesin e të shëruarve të sotëm në Kosovë. Kështu, ngadalë e më në fund, po i kthehemi normalitetit. Faleminderit secilit për kujdesin e treguar në gjithë këtë kohë. Na e bëtë përballjen shumë më të lehtë”, ka shkruar ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK