Connect with us

Kosovë

Ishin në pritje të ekzekutimit me vdekje, tetë të burgosur vdesin nga koronavirusi

Publikuar

Të paktën tetë të dënuar me vdekje në një burg të Kalifornisë, kanë humbur jetën nga koronavirusi, duke e dërguar në 15 numrin e të vdekurve nga virusi në këtë institucion.

67-vjeçari John Beames, është një nga të dënuarit që e humbi jetën nga COVID-19.

Sipas autoriteteve, ai kishte shfaqur simptoma të Covid-it, por megjithatë po pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Sakaq, raportohet se dy të tretat e të burgosurve të burgut “San Quentin”, kanë rezultuar pozitiv me virusin korona, ndërsa pjesa më e madhe e tyre, janë persona të dënuar me vdekje, shkruan “Daily Mail”.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK