Connect with us

Kosovë

Isa Mustafa: Kujtim Shala i rrahu me dije, ai ka libra sa ka VV deputetë

Publikuar

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka reaguar për incidentin që ndodhin mes deputetit të LDK’së, Kujtim Shala dhe atij të VV’së, Gazemnd Gjyshinca.

Mustafa ka shkruar se kështu ndodhë kur nuk e kupton gjuhën intelektuale të akademikut Kujtim Shala – “Nuk ke kapacitet të mendosh dhe ta kuptosh se çfarë tha dhe thua me rrahu Kujtimi”

Tutje Mustafa ka shkruar se Kujtim Shala mund t’i rrahë me dije e argumente prej të parit e deri të fundit në VV.

“Akademik Shala mund ti rrahë me dije e me argumente prej të parit deri në të fundit të VV-së dhe të gjithë së bashku. Ai ka dije e mendjehollësi; ka më shumë libra të botuara sesa VV-ja deputetë.”, ka shkruar Mustafa./Periskopi/

Shkrimi i plotë:

Kështu është, kur nuk e kupton gjuhen intelektuale të Akademikut Kujtim Shala. Nuk ke kapacitet të mendosh dhe ta kuptosh se çfarë tha dhe thua me rrahu Kujtimi.

Akademik Shala mund ti rrahë me dije e me argumente prej të parit deri në të fundit të VV-së dhe të gjithë së bashku. Ai ka dije e mendjehollësi; ka më shumë libra të botuara sesa VV-ja deputetë.
Frikësohem se nëse deputetët e VV-së i lexojnë librat e Kujtimit dhe nuk i marrin vesh, pasi janë vetëm zhurmues, do ta thërrasin një helikopter, jo makinë të ndihmës së shpejtë, para ndërtesës së Kuvendit.
Deri sot i kanë bërë të gjitha të zezat, e sot improvizojnë se i sulmuan deputetët e LDK-së, sepse duan të luajnë rolin e viktimës.
Tani po pres, që ndonjë diplomat i jashtëm, përkëdhelës i VV-së, të ma sjell një “demarsh” në LDK; ata që u mërzitën shumë kur e prishëm koalicionin me VV-në?! IM

NA NDIQ NË FACEBOOK