Connect with us

Kosovë

Isa Mustafa godet ashpër Vetëvendosjen: Dialogu nuk i takon veç një partie, të arrihet marrëveshja

Publikuar

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka ndarë me opinionin një bisedë telefonike që ka zhvilluar me bashkëpartiakun e tij, Skënder Hysenin, i cili së fundi është caktuar edhe koordinator për dialogun me Serbinë.

Mustafa ka shfrytëzuar këtë adresim për qytetarët për të shprehur edhe qëndrimet e tij politike mbi dialogun.

Ai thotë se ka shprehur përkrahjen për kursin e deritashëm të dialogut që e kanë vënë Hoti dhe Hyseni, e në të cilën kërkohet konkretisht dialog politik dhe jo teknik, dialog ky që do t’i jepte Kosovës një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke si pjesë të saj, shkruan Periskopi.

“Përgjegjësia për dialogun bie mbi koalicionin qeverisës, ndërkaq pronësia e dialogut i takon shumicës kushtetuese parlamentare dhe asnjë subjekti veç e veç.” – ka thënë më tej profesor Mustafa.

Në këtë pjesë, duket që Mustafa ka goditur Lëvizjen Vetëvendosje e cila ka kundërshtuar haptas përpjekjet e Qeverisë Hoti në dialog.

Statusi i plotë: 

Të nderuar qytetarë
Sot kisha një bisedë telefonike me z. Skender Hyseni, Koordinator Shtetëror për dialog. Shpreha përkrahjen time dhe të LDK-së për kursin se nuk ka asnjë marrëveshje të veçantë, jashtë marrëveshjes gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje reciproke. Se dialogu është krejtësisht politik dhe rezulton me marrëveshje politike ndërshtetërore për njohje reciproke.
Poashtu është për tu vlerësuar deklarimi i qartë nga takimi i Koordinatorit Shtetëror, z. Hyseni me z. Philip Reeker, Asistent Sekretar Kyesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan te Shtetit, që dëshmon përkushtimin dhe rolin aktiv të SHBA-së në procesin e dialogut.
Në këtë proces duhet dhënë përkrahje të fuqishme Kryeministrit Hoti, Qeverisë, Presidentit si dhe të gjithë mekanizmave shtetëror që e qojnë përpara këtë dialog politik. Përgjegjësia për dialogun bie mbi koalicionin qeverisës, ndërkaq pronësia e dialogut i takon shumicës kushtetuese parlamentare dhe asnjë subjekti veç e veç. IM

NA NDIQ NË FACEBOOK