Connect with us

Kosovë

Ironizon analisti Maliqi: Ngojeni Labin, deri në Brazil kanë gjetë skenaristë e aktorë me u ba kishe po vdesin nga virusi

Publikuar

Analisti i mirënjohur kosovar, Agon Maliqi, ka ironizuar me një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës që nuk po i përdorin maskat për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga Covid-19. 

Mes tjerash, ai ka përmendur edhe emrin e këngëtarit dhe ish deputetit Labinot Tahiri Labi, i cili kishte deklaruar se virusi nuk ekzistonte përkundër numrit të madh të personave të infektuar e të vdekur prej tij.

“Maska është cenim i burrnisë. Mos u çburrnoni, edhe nëse çmimi është të ju vdesin familjarë.” – ka thënë z.Maliqi, përcjell Periskopi.

Më tej, ai e çon më lart teorinë e konspiracionit nga qytetarët që e mohojnë praninë e koronavirusit të ri SARS-CoV-2, duke thënë që “Deri në Brazil kanë gjetë skenaristë e aktorë me u ba kishe po vdesin për me i zbatu planet e errëta.”

Një pjesë e madhe e qytetarëve në vende të ndryshme të botës, po e lidhin Covid-19shin edhe me teknologjinë e 5G-së, e cila është duke u instaluar në vendet e tyre.

Statusi i plotë: 

Maska është cenim i burrnisë. Mos u çburrnoni, edhe nëse çmimi është të ju vdesin familjarë. Marre me u pa burri në rrugë tu u tutë prej virusit që ashtu-kështu nuk ekziston. Ngojeni Labin, burrin e burrave: krejt ky është një konspiracion për me e tërheq vëmendjen prej negociatave çburrnuese me Serbinë. Deri në Brazil kanë gjetë skenaristë e aktorë me u ba kishe po vdesin për me i zbatu planet e errëta. Kështu që dilni në rrugë, pështyni në tokë, jepjani njerëzve dorën, mos i lani duart, dëshmojani vetes dhe të tjerëve se përdorimi i trunit nuk është për burra.

NA NDIQ NË FACEBOOK