Connect with us

Kosovë

Irani kërcënon Amerikën duke inskenuar sulmin ushtarak ndaj saj

Publikuar

Gardat Revolucionare të Iranit e kanë kanë qëlluar me raketë nga helikopteri që shënjestronte një avion-mbajtëse replikë në Ngushticën stategjike të Hormuzit, në një ushtrim që kishte për qëllim të kërcënonte ShBA-në mes tensioneve të rritura mes Teheranit dhe Washingtonit.

Stërvitja nënvijëzon kërcënimin e vazhdueshëm të një konflikti ushtarak mes Iranit dhe ShBA-ve pasi vera e kaluar ishte përshkuar nga një varg incidentesh që shënjestronte çisternat e naftës në rajon.

Në muajin janar, një sulm me dron nga ShBA-të e kishte vrarë gjeneralin kryesor iranian në Bagdad dhe Teherani ishte kundër-përgjigjur duke goditur me raketa balistike forcat amerikane në Irak.

Ndërsa pandemia e koronavirusit po ngulfat të dyja vendet, ka pasur shenja të konfrontimit derisa Amerika argumenton pro zgjerimit të embargos së armëve ndaj Teheranit e cila pritet të skadojë në muajin tetor, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Televizioni shtetëror i Iranit transmetoi pamjet e fundit ku gardat e këtij vendi inskenonin sulmin ndaj ShBA-ve. /Periskopi  

NA NDIQ NË FACEBOOK