Connect with us

Sport

Interi fiton me goleadë, e mposht 6:0 Brescian

Publikuar

Zikaltërit nuk janë treguar aspak miqësor ndaj Brescias, që renditen në vendin e fundit në tabelë.

Ashley Young me një gol të bukur me vollej goditje në minutën e 5’, i dha epërsinë e Interit, para fillimit të një goleade.

Alexis Sanchez nga penalltia dyfishoi epërsinë në minutën e 20’, ndërsa Danilo D’Ambrosio në fund të pjesës së parë, shënoi për 3:0.

Në pjesën e dytë, Inter realizoi edhe tre herë, me Roberto Gagliardini (52), Christian Eriksen (83) dhe Antonio Candreva (88).

Me këtë fitore, Inter numëron 64 pikë, dhe renditet në vendin e tretë në Serie A./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK