Sport
Inter i bën ofertë Chelseas për këtë futbollist

‘Blutë’ janë të gatshëm të shesin mbrojtësin italian, me Frank Lampard që po shikon të forcojë atë pozicion, përcjell lajmi.net.
Në anën tjetër, Conte vazhdon të insistojë për një lojtarë të krahut të majtë, teksa i njeh mjaft mirë kualitetet e Emerson, pasi ishte ai që kishte transferuar atë në ‘Stamford Bridge’, derisa drejtonte skuadrën e Chelseas.
Sipas informacioneve të fundit, Inter kanë ofruar 20 milionë euro për Emerson.
Por, thuhet se Chelsea po vazhdon të kërkojë së paku 25 milionë.
Emerson këtë sezon në Premierligë ka regjistruar 14 paraqitje./Lajmi.net/






















