Sport
Inter e fiton derbin kundër Napolit, rikthehet në pozitën e dytë

Skuadra e Antonio Contes pati një fillim të mirë, duke shënuar pas 11 minutash, nëpërmjet Danilo D’Ambrosio, shkruan lajmi.net.
Rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje e vendosi Lautaro Martinez, që shënoi në minutën e 74′.
Kujtojmë se argjentinasi në këtë ndeshje u inkuadrua nga bankina.
Me këtë fitore, Inter numëron 79 pikë, dhe renditet në vendin e dytë, me një pikë më shumë se Atalanta.
Në xhiron e fundit të Serie A, Atalanta pret në shtëpi Interin./Lajmi.net/






















