Connect with us

Lajme

Intelektualët shqiptarë në Maqedoni me letër të hapur: Të bëjmë ndryshimin më 15 korrik, që të shpëtojmë si komb

Publikuar

Ne profesorët universitar e intelektual të nënshkruar më poshtë, seriozisht jemi të brengosur për dozën e manipulimit politik me ndjenjat e popullit që është duke ndodhur për vite ndër ne.

Garnitura politike, vite me radhë para popullit i japin premtime shpesh të pavërteta me qëllim mashtrimi kolketiv, kurse pas mbarimit të zgjedhjeve gjithçka shkonë në haresë apo konvertohet në tendera. Kurse premtuesit dhe fituesit pa kurrfarë legjitimiteti e kredibiliteti moral, vazhdojnë të udhëheqin me pushtetin duke bë keqpërdorime.

Këtë e pamë edhe në rastin e pranimit të stemës – luanit VMRO-ist, që duhej të instalohej nëpër letërnjofitmet tona, pasaporat, diplomat, certifikatat, shenjat policore e ushtarake etj. Këtë e pamë edhe gjatë votimit të ligjit për natalitetin që i përjashtonte shqiptarët e në shumë raste tjera. Kjo u pa edhe nga shumë montime të rrezikshme destabilizuese që përfunduan me gjakderdhje

NA NDIQ NË FACEBOOK