Connect with us

Sport

Iniciohet procedurë disiplinore kundër Drenicës për dëmtimin e derës së zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

Publikuar

Sipas raportit, skuadra e Drenicës ka dëmtuar derën e hyrjes në zhveshtoren e ekipit mysafir në ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen e zhvilluar ditën e premte, e cila u fitua 1:0 nga FC Prishtina, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë i FFK-së

KF  “DRENICA“ nga Skenderaj  në procedurë  të iniciuar  disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  për  sjellje   të gabuara nga ana e lojtarëve të ekipit të tyre pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DRENICA  e zhvilluar me datë 04.07.2020 në stadiumin  “Fadil  Vokrri“ në Prishtinë  (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; pas përfundimit të ndeshjes ekipi mysafir në shenjë revolte për humbjen e pësuar  nga nikoqiri e dëmtojnë derën e hyrjes në zhveshtoren e ekipit mysafirë, ku njëherësh edhe ishin të akomoduar). Bazuar në nenin  97 dhe 98  të Rregullores  disiplinore, KF  “DRENICA“ nga Skenderaj   për sjellje  të gabuara

I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE deri në kompletimin e  lëndës . Kërkohet deklarata plotësuese nga KF “Drenica“ nga Skenderaj  – nga zyrtari i klubit  për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 09.07.2020 (Rregullorja  disiplinore neni 32 paragrafi 1).

/Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK