Sport
Indiana Pacers do të jenë pa Oladipo në rifillimin e sezonit

NBA ka vendosur që të rinis sezonin 2019/20 në Orlando, me një sistem të veçantë, duke reduktuar ndeshjet e sezonit të rregullt.
Megjithatë, që nga publikimi i planit, zërat kundërshtues kanë qenë të suhmtë.
Sipas raportimeve të fundit nga SHBA, është Victor Oladipo emri më i fundit që ka thënë se nuk do të paraqitet në Orlando, transmeton lajmi.net.
Vic do të jetë mungesë e madhe për skuadrën e Indiana, pasur parasysh rolin e tij në skuadër.
Oladipo ka gjetur arsyetimin duke thënë se do të përkushtohet për t’u rikuperuar 100% për sezonin tjetër, pasi dimë se lojtari vetëm sa ishte kthyer nga një lëndim. /Lajmi.net/






















