Connect with us

Sport

Indiana merr fitore të vështirë kundër Portland Trail Blazers

Publikuar

Indiana Pacers kanë shënuar fitore të vështirë por mjaft të vlefshme kundër Portland Trail Blazers, shkruan lajmi.net.

Me rezultatin 91:88 (20:29, 23:16, 30:20, 18:23), Indiana ka regjistruar fitoren e parë pas rifillimit të sezonit.

Më i miri te Pacers ishte J.Holiday, i cili regjistroi 16 pikë dhe 2 kërcime, i ndihmuar nga A. Holiday me 13 pikë dhe Brogdon 11 pikë, 4 asistime e 4 kërcime.

Te Portland, Carmelo Anthony arriti të regjistronte vetëm 8 pikë, kurse më i sakti ishte Mario me 15 pikë, 4 kërcime, 2 asistime dhe 2 topa të vjedhur. /Lajmi.net/