Connect with us

Lajme

Incidenti në Veleshtë, Sela: Çdo tentim për tjetërsim të vullnetit duhet të sanksionohet

Publikuar

më

Nјë incident ka ndodhur në një vendvotim në Veleshtë të Strugës. Bëhet fjalë për Valon Qyrën, kryetar i nëndegës së BDI-së në Veleshtë i cili është fjalosur dhe ka fyer njërin nga policët që ruajnë vendvotimin.

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela ka thënë se rastet e këtilla duhet të denoncohen dhe se në asnjë mënyrë të mos dhunohet vullenti i qytetarëve.

“Ka pasur një incident në Veleshtë më është raportuar dhe mirë është ju të drejtoheni tek shefi i policisë së Strugës dhe të denoncohet rasti në mënyrë që secili të mbajë përgjegjësi dhe mos kemi raste të tilla. Falë Zotit incidenti ka qenë i vogël por nuk është për tu fshehur dhe prandaj gjithsecili që guxon të frikësoj, gjithsecili që guxon ti’a imponoj me dhunë vullnetin e ndonjë qytetari patjetër se duhet të jetë prapa grilave dhe duhet të përgjigjet. Qytetarët do të duhet të vazhdojnë të dalin në votime sa më masovikisht ndryshimi po vjen sonte në mbrëmje”, ka thënë kreu i ASH-së, Ziadin Sela.

Nuk dihet se cili mund të ketë qenë qëllimi i Qyrës në një proces votimi ku policia është ajo që duhet të mbykqyr procesin zgjedhor. Ndryshe Qyra është edhe drejtor i Burgut të Teferiçit në Strugë./Zyrtare.net/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK