Lajme
I vihet zjarri një makine në Lungomare, pronë e një pushuesi nga Maqedonia

Një mjet luksoz tip Audi R8 me targë “MKBT71”,me vlerë dhjetra mijëra euro,është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës, shkruan Syri.net.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë në një prej parkimeve pas një pallati aty pranë.Ambienti përreth është i pajisur me kamera biznesesh të cilat janë marrë nga policia si provë materiale, teksa djegia e automjetit është e qëllimshme.
Dyshohet se makina tip Audi të jetë spërkatur me benzinë ku më pas është djegur thuajse e gjitha,e dëmtuar më së tepërmi në pjesën e përparme të saj.















