Connect with us

Sport

I dyshuari për vrasjen e vëllait të Aurier vetdorëzohet në polici

Publikuar

Christopher Aurier, 26 vjeç, u plagos fatalisht në orët e para të mëngjesit të së hënës pasi u qëllua jashtë një klubi të natës në Toulouse dhe ai u konfirmua më vonë i vdekur në spital.

Vrasësi i tij fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes dhe besohej se ishte në arrati, por, sipas të përditshmes franceze L’Equipe, një burrë u dorëzua në policinë e Tolouse të martën në mbrëmje, më pak se 48 orë më vonë pas vrasjes, transmeton lajmi.net.

Pretendohet se burri u dorëzua vetë në policinë lokale në orën 6 pasdite me kohën lokale të martën në mbrëmje dhe ‘rrëfeu se kishte vrarë viktimën’.

Banorët e zonës thirrën policinë pasi gjetën një burrë të shtrirë në tokë me një plagë me armë në stomak, jashtë klubit të natës Kin.

Pretendohet nga një tjetër e përditshme franceze, La Depeche, se motivi i ngjarjes mund të ketë qenë të ketë të bëjë me një ‘mosmarrëveshje dashurie’. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK