Sport
Humbje e madhe për Clippers – ylli i skuadrës pozitiv në Covid-19

NBA ka vendosur që të rinis sezonin në qytetin e Orlandos, por rezultatet e testimeve për Covid-19 nuk janë aq të kënaqshme.
Së fundmi, është ylli i Los Angeles Clippers, Landry Shamet, ai i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus, transmeton lajmi.net.
Pas këtyre lajmeve, Shamet vështirë se do t’i bashkohet skuadrës për aventurën në Orlando.
Kjo pritet të jetë një humbje e madhe për skuadrën e Clippers, duke bërë kështu që mundësitë për rotacione të jenë më të vogla.
Kujtojmë se Clippers është skuadra që shihet në mesin e favoriteve për titullin e kampionit. /Lajmi.net/






















