Sport
Humbi gjasat për titull me Ballkanin, ky është deklarimi i Ismet Munishit

Gjilani dhe Ballkani kanë ndarë pikët, duke luajtur 2:2 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 32-të të Superligës së Kosovës, me ç’rast, i mundësuan Dritës të shpallej kampione e sezonit 2019/2020.
Munishi gjatë një prononcimi për SuperSport Kosova, ka deklaruar se skuadra e tij ka qenë bukuria e këtij sezoni në Superligë, duke shtuar se së bashku me Gjilanin, kanë bërë skuadrat më të mira këtë sezon.
“Ndeshja ishte shumë e mirë, Gjilani ka skuadër kualitative. Është një klub i organizuar shumë mirë. Ne bëmë një shfaqje të bukur sot. Falënderoj kryetarin dhe kryesinë e Gjilanit për mikpritjen, e po ashtu edhe gjyqtarët”, deklaroi Munishi për “Super Sport Kosova”.
“Ne dhe Gjilani kemi luajtur gjatë gjithë kampionatit futboll. Mendoj që ishim bukuria e këtij sezoni, Ballkani luajti futbollin më të bukur në Kosovë dhe do të vazhdojmë me punë e angazhim. Problemet tona do t’i zgjidhim me kualitet”, shtoi ai./Lajmi.net/





















