Kosovë
Hoxhaj: Zgjedhjet në Maqedoni, fitore e madhe për shqiptarët

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, tha se zgjedhjet e djeshme në Maqedoni janë një fitore e madhe për shqiptarët, meqenëse do të përfaqësohen me numrin më të lartë të deputetëve.
Hoxhaj uroi mikun e tij Ali Ahmeti nga rradhët e BDI-së dhe tha se është jetik roli i kësaj partie në përmbushjen e të drejtave të shqiptarëve.
Postimi:
Një lajm jashtëzakonisht i mirë nga Maqedonia e Veriut. Zgjedhjet e djeshme janë një fitore e madhe për shqiptarët, të cilët do të përfaqësohen me numrin më të lartë të deputetëve. Urime mikut tim Ali Ahmetit, i cili po i prin BDI-së me fitore të njëpasnjëshme për gati dy dekada. Sa më të fuqishëm shqiptarët, aq më i fortë shteti i Maqedonisë së Veriut i cili duhet t’iu shërbej të gjithëve dhe pa dallim! Sot është jetik roli i BDI-së në përmbushjen e të drejtave politike/ekonomike të shqiptarëve dhe rrugën euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut ?? ??





















