Connect with us

Kosovë

Hoti nuk beson te lufta kundër Serbisë: Dialogu është zgjidhja e vetme

Publikuar

Kryeministri vendit, Avdullah Hoti, ka folur pas takimit online që ka pasë për rifillimin e bisedimeve të dialogut Kosovë-Serbi, pas së cilit ka ripërsëritur qëndrimin se dialogu është e vetmja alternativë për zgjidhjen e problemit në fjalë.

Hoti ka thënë se në çdo takim të tij ai potencon se platforma e Kosovës është që të arrihet një marrëveshje përfundimtare e cila ka njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Hoti ka thënë se të enjten do të mbahet edhe një takim në Bruksel.

Ai në këtë konferencë tregoi edhe për atë që ishte biseeduar në takimin e këshillit të sigurisë për çështjen e pandemisë.