Kosovë
‘Hoti i dobët karshi Vuçiqit’, ‘VV me axhamillëk e hipokrizi politike’ – Përplasen Bislimi i LDK’së dhe Abrashi i VV’së

Deputeti i LDK’së, Faton Bislimi sonte në Rubikon është përplasur me Artan Abrashin e VV’së, pasi ky i fundit e quajti të paguximshëm kryeministrin Avdullah Hoti, transmeton Periskopi.
‘’Hoti është i dobët karshi Vuciqit dhe për këtë jemi te shqetësuar Atij i mungoi edhe guximi minimal për të shkuar. Nuk ka as guxim minimal. Nuk ka tregu lidership ashtu sic na ka treguar neve në Kuvend.Mos shko Hoti, se nuk je personi për të marrë vendim’’, ka thënë Abrashi
‘’Axahmillëk, ironi hipokrizi i VV’së. Nuk besoj që as BE e as SHBA do të humbnin kohën e tyre me një qeveri ilegjitike sikur të mos kishte sens politik. Kritika për frazologji të thatë politike nuk i bën nder Kosovës.’’, ia ka kthyer Bislimi.PERISKOPI/



















