Connect with us

Lajme

Hoti falenderon “mbylljen e xhamive”: Gjendje e rëndë

Publikuar

më

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, në një urim për Kurban Bajram me xhami të mbyllura, falenderoi qytetarët që sipas tij kanë respektuar masat dhe apelin e qeverisë që të mos i vizitojnë objektet fetare, në këtë rast xhamitë.

“Unë sot i falendëroj të gjithë qytetarët që po i respektojnë masat për këtë ditë feste. Duket që apeli që kemi bërë si qeveri, bashkë me të gjitha institucionet dhe aktorët tjerë të përfshirë në menaxhimin e kësaj situate, ka dhënë efekt. Shpresoj që kjo të vazhdojë dhe njerëzit t’i respektojnë masat dhe të jenë të vetëdijshëm, sepse vetëm kështu mund ta menaxhojmë këtë situatë”, tha Hoti.

Ai i bëri këto komente gjatë vizitës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku falënderoi edhe stafin për punën që bën dhe tha se përballja me pandeminë “është mision kombëtar”.

“E di që janë lodhur, sepse tash e gjashtë muaj po përballen me këtë situatë. Unë jam sot këtu për të treguar vlerësimin tonë për punën që po bëjnë dhe për të dëgjuar vlerësimet e tyre për situatën nëpër të cilën po kalojmë, parashikimet për javët dhe për muajt e ardhshëm dhe përgatitjet që ne duhet t’i bëjmë në këtë drejtim. Gjendja është e rëndë”, tha Hoti.

Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim të enjten që Kurban Bajrami të mos falet në xhami, për të frenuar, siç është thënë, përhpajen e koronavirusit.

Edhe me masat e reja të miratuara nga qeveria e Kosovës, “pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në Kosovë” është e ndaluar.

.

Maqedoni56 minutes ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri1 hour ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme2 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni3 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë3 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni3 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme3 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport3 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Maqedoni3 hours ago

Limani me mesazh për spekulimet: Jam dhe mbetem në ASH, nuk jam politikan “tregtar “- çdo veprim imi është transparent

Lajme4 hours ago

Raporti i KE-së, Bekim Qoku i replikon Bujar Osmanit: Po flet të pavërteta

Kosovë4 hours ago

Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje

Maqedoni4 hours ago

Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

NA NDIQ NË FACEBOOK