Kosovë
Hoti e zbut Hazirin pas vizitës në Gjilan: Falemnderit kryeministër

Haziri me fjalë të mira për Hotin: Faleminderit që ke ardhë me i kry do punë që kanë mbetur qe shumë vjet
Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës me katër korsi Gjilan-Prishtinë.
Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka falënderuar qeverinë e Kosovës për përfundimin e këtij projekti.
“Më lejoni ti falënderoj kryeministrin që pa asnjë hezitim me ministren e Financave dhe të infrastrukturës ka mbyllë procesin me BERZH’in. Edhe rëndësia e kësaj rruge është e jashtëzakonshme sepse e rregullon infrastrukturën, duke rujtë impaktin dhe ujërat gjithçka që është problem urban”, ka thënë ai.
Haziri ka shtuar se kryeministri Avdullah Hoti ka ardhë në Gjilan për të dëshmuar që do të punojë në përfundimin e punëve që kanë mbetur që shumë vite.
“Faleminderit në këtë ditë të mirë, në këtë zheg të Gilanit, kryeministër kur dojnë në Gilan me kallxu që një punë që s’kryhet thojnë hajt se e shoh verës. Je ardh e ke dëshmu që në pikë të verës punët që kanë mbet që disa vite në proces po fillojnë”, ka thënë Haziri.
Kujtojmë se Lufti Haziri në vazhdimësi ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë Hoti për menaxhimin e pandemisë. Madje, të mekurën Haziri ka deklaruar se menaxhimi i Hotit me pandeminë është ‘katastrofal’.
Mirëpo, duket se vizita e Hotit në Gjilan, e ka zbutur pak bashkëpartiakun e tij, i cili e ka falënderuar kryeministrin për punën që po bën.




















