Kosovë
Hoti asnjë fjalë për shkurajen e presidentit në Hagë, analisti Syla: Shpejt ka filluar të ju duket vetja fitues e lider special

Analisti Valon Syla ka thënë se kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, do të duhej të deklarohej për shkuarjen e presidentit të vendit Hashim Thaçi në Hagë, për tu interstuar nga Prokururia e Gjykatës Speciale.
Syla përmes një postimi në Facebook, i ka kujtuar Hotit aangazhimin e Presidentit për daljen nga kriza politike, përcjell Periskopi.
“Është mirë me thënë ndonjë fjalë prej burrështeti. Të tregohet pak lidership institucional, se ka shpejtë ka filluar të ju duket vetja, fitues dhe lider special”, ka shkruar Syla në Facebook.
Postimi i plotë:
Kryeministëri Hoti, po hesht. Presidenti i vendit, që juve ju nxjerri nga kriza politike dhe ju ndihmoi të bëheni Shef i Qeverisë, sot ka shkuar në Hagë për t’u intervistuar për disa krime të shpikura dhe shpifura gjoja të luftës. Është mirë me thënë ndonjë fjalë prej burrështeti. Të tregohet pak lidership institucional, se ka shpejtë ka filluar të ju duket vetja, fitues dhe lider special.





















