Connect with us

Sport

Honda konfirmon paraqitjen e Marquez në provat e nesërme?

Publikuar

Pas një aksidenti të rrezikshëm në pistën e Jerezit, kampioni i Moto GP, Marc Marquez, është në dyshim nëse do të jetë gati për Grand Prixin e radhës.

Dje, drejtori i Honda ka thënë se spanjolli ka marrë dritën e gjelbër për provat e nesërme, kurse së fundmi edhe faqja zyrtare e Honda sikur ka konfirmuar se kampioni do të zbres në pistë nesër.

“Shihemi nesër”, është mbishkrimi i fotografisë ku shihet motoçikleta e Marquez, si dhe piloti është etiketuar në fotografinë e publikuar nga Honda, transmeton lajmi.net.

Marquez kishte rezultuar me shpatull të thyer pas aksidentit të javës së kaluar, por duket se kjo nuk e pengon aq shumë kampionin.

Nga skuadra e Honda thonë se piloti do të testohet nesër nëse mund t’i bëjë ballë gjatësisë së pistës. Ai është gati edhe të tërhiqet nga gara. /Lajmi.net/