Kosovë
Haziri e quajti ‘katastrofal’, Hoti i shkon nesër për vizitë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, muajt e fundit është bërë kritikuesi më i madh i Qeverisë Hoti, madje duke ia kaluar edhe Vjosa Osmanit.
Ai së fundi e quajti menaxhimin e pandemisë nga kjo qeveri si “katastrofale” ndërsa edhe më herët kishte shprehur bindjen se nuk besonte në të.
Dhe, megjithë këtë deklaratë të fuqishme anti-qeveritare, kryeministri do t’i shkojë për vizitë komunës që udhëhiqet nga z.Haziri, prëcjell Periskopi.
Kjo është bërë e ditur me anë të një njoftimi për media:
Hoti do të qëndrojë në Gjilan së bashku me Ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashin.
Hoti dhe Abrashi së bashku me Hazirin do të marrin pjesë në fillimin e punimeve në hyrjen e Gjilanit.
“Të enjten (30.07.2020), kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, do të marrin pjesë në fillimin e punimeve në rrugën N25.2 – Hyrja e qytetit të Gjilanit”, thuhet në njoftim.





















