Kosovë
Haradinaj e quan dezertues Kurtin: Gabim nëse i thotë Thaçit individ, ashtu po e quan edhe Beogradi

Daut Haradinaj nga AAK sonte në Rubikon ka thënë se është gabim historik pozicionimi i Albin Kurtit ndja aktakuzës së Hagës ndaj Hashim Thaçit, transmeton Periskopi.
‘’Nuk flas me gjuhën e dezertuesve. Ata që s’kanë marrë pjesë në luftë. Është e tejkalume ajo se a jep dorëheqje apo jo presidenti. Zotin Kurti e vlerësoj pë vlerat proaktive, sidomos në vlera kombëtare. Nuk mendoj që kohën kur gjithë spektri politik po bashkohet në Shqipëri, Mal të Zi e maqedoni, gjithandej, nuk duhet me u pozicionu kundër kësaj vlere’’, ka thënë Haradinaj.
‘’Duhet të jemi të unifikuar në këtë situatë, pavarësisht dallimeve politike’’.
..Edhe Kurti është individ, s’është më shumë. Por në kohë e hapësirë, Thaci ka qenë në zonë të luftës. Smund të më quash individ, nëse kam udhëhequr një brigadë. Gabim historik pozicionimi i tij nda aktakuzës’’
‘’Kurti ka qenë në Drenicë, është kthyer prej Drenice, e ka sakrificën e vet, por nëse Kurti pas gjithë asaj sacrifice, e quant të parin e UCK është gabim i tij. Kështu po e quan edhe Beogradi’’/PERISKOPI/





















