Connect with us

Lajme

Hapja e kufirit Llojan-Miratoc, banorët: Gënjeshtër dhe premtim i parealizuar i BDI-së

Publikuar

më

Në vend të kabinave për kontroll të udhëtarëve, në vendin ku duhej të ndërtohej kufiri LLojan-Miratoc, sot gjendet vetëm se një grumbull me dhe për pengimin e kalimeve, njofton Alsat.

“As ratifikimi i marrëveshjes në Kuvendin e Maqedonisë dhe Kuvendin e Serbisë nuk arriti të dëshmojë të kundërtën e asaj që kishte paraparë plaku vizionar nga Llojani i cili kishte deklaruar se ky vendkalim kufitar nuk do të hapet asnjëherë”.

Për banorët e fshatit Llojan kjo është një gënjeshtër e radhës.

“20-30 vite, sa do që thua. Se 20 vite na gënjejnë dhe vazhdojnë të na gënjejnë edhe sot. As kurrë nuk do ta hapin. Nuk e kanë në plan ta hapin”.

“Vetëm kur të mund të kalojmë atëherë besojmë se është hapë. Premtimeve nuk i besojmë”.

“Na thanë se do të hapet kufiri, por ja akoma nuk ka. Shpresojmë në të ardhmen të bëhet diçka”.

Kufiri Llojan-Miratoc është premtuar thuajse 20 vjet. Në çdo fushatë elektorale para banorëve të kësaj ane, zyrtarët e BDI-së madje këtë vendkalim e kishin vendosur në krye të prioriteteve. Për ngecjen e punës, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, si udhëheqës i procesit që ishte thotë se nga ana tyre gjithçka është gati dhe se përgjigjen e pyetjes: Pse nuk hapet kufiri, duhet ta kërkojmë në Serbi. Më 25 dhjetor të vitit kaluar Marrëveshja u ratifikua në Parlamentin vendas. Në të parashikohet që pika kufitare të funksionojë me kufizime verore dhe dimërore. Deri në hapjen e kufirit, BDI në programin zgjedhorë 2020-2024 parashikon ndërtimin e rrugës alternative Llojan-Tabanovc./Alsat/

Maqedoni21 minutes ago

Befason Brukseli për çështjen me Bullgarinë! Siljanovska: “Është e qartë se ka ndryshim”

Kosovë23 minutes ago

Zgjedhja e presidentes, Hamza: Beteja për drejtësi të vazhdojë, çlirimtarët tanë s’do të jenë vetëm

Lajme40 minutes ago

Kasami uron Presidenten e re të Kosovës: Kosova në rrugë të mbarë drejt stabilitetit institucional

Lajme2 hours ago

Osmani: Shiroka Pula nuk ishte pjesë e marrëveshjes sonë politike

Maqedoni3 hours ago

Ar, orë të shtrenjta dhe çanta “Hermès”, “Louis Vuitton” dhe “Dior” gjenden gjatë bastisjeve.

Shqipëri3 hours ago

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

Lajme4 hours ago

Justina Shiroka Pula zgjedhet presidente e Republikës së Kosovës

Maqedoni6 hours ago

Restorantet dhe hotelet shtrenjtohen sërish – çmimet rriten 3.8%

Lajme7 hours ago

Votimi i ndryshim-ligjit për Specialen, Haradinaj: Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan

Maqedoni8 hours ago

“Pesë vatra zjarri në të njëjtën kohë në Tearcë”, reagon ashpër Daut Memishi: Përparimi i komunës sonë nuk do të ndalet nga veprimet e papërgjegjshme!

Shqipëri9 hours ago

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

Kosovë10 hours ago

Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës

NA NDIQ NË FACEBOOK