Connect with us

RAMAZAN 2024

“Hapja e Ajasofjës si xhami për adhurim rikthim në origjinalitet”

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Ali Muhyiddin al-Qaradaghi tha se hapja e Ajasofjës si xhami për adhurim nënkupton “rikthimin e saj në origjinalitet”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga llogaria e tij në rrjetin social, Al-Qaradaghi publikoi një mesazh ku ai vlerësoi anulimin e vendimit të ministrave me datë 24 nëntor 1934 për rikthimin e Ajasofjës nga xhami në muze dhe në lidhje me dekretin e presidentit për rihapjen e saj si xhami për adhurim.

“Xhamitë muslimane në Andaluzi u shndërruan në kisha, bare dhe klube nate. Xhamia Babri në Indi i shndërrua në tempull dhe Kudsin me të gjitha vendet e shenjta të tij duan ta kthejnë në kryeqytetin e sionistëve. Nuk kemi dëgjuar ndonjë zë nga Perëndimi ose Lindja që të dënojë këto krime. Por, shndërrimi i Ajasofjës në xhami zbuloi urrejtjen dhe zemërimin që ndodhet në zemrat e sëmura të Lindjes dhe Perëndimit”, deklaroi al-Qaradaghi.

Pasi ka rikujtuar se Ajasofja është dhuruar (si vakëf për bamirësi) me statusin e xhamisë, Al-Qaradaghi tha se “Sulltani Fatih Mehmet e bleu me paratë e tij Ajasofjën dhe e dhuroi atë. Hapja e Ajasofjës si xhami për adhurim është kthim në qëllimin e saj të dhurimit dhe në origjinalitetin e saj”.