Sport
Hamilton larg në krye – rekord në ‘pole-position’, Schumacher në pozitën e dytë, larg me numra

Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, ka vendosur një tjetër rekord në karrierën e tij të pasur.
Pas kualifikueseve në Hungari, Hamilton ka siguruar nisjen në ‘pole-position’. Deri këtu, nuk ka diçka interesante.
Por, ky ‘pole-position’ ishte numër 90 për Hamilton, njëkohësisht rekord në Formula 1. Britaniku është i pari që prek këtë shifër, transmeton lajmi.net.
Diferenca me Michael Schumacher në këto numra është e madhe. Ikona e Ferrari qëndron me 68 ‘pole-position’.
Braziliani Ayrton Senna numëron 65 sosh, kurse Sebastian Vettel ka 57.
“Pole-position’ numër 90 për mua! Dhe i shtati në Hungari. Këto kualifikuese ishin të shkëlqyera. Jam i fokusuar si gjithmonë për nesër. Akoma ndihem çuditshëm kur nuk jeni këtu për tifo, por unë shpresoj të jeni mirë dhe të sigurt. Ju dërgoj energji pozitive”, ka shkruar Hamilton në ‘Twitter’, pas kualifikueseve në Hungari. /Lajmi.net/























