Kosovë
Haki Abazi shpreson që Haga do ta ndalë Thaçin: Prej të hënës Vjosa presidente

Haki Abazi i Vetëvendosjes ka komentuar përleshjen verbale ndërmjet deputetit të LDK’së, Xhavit Uka dhe Vjosa Osmanit mbrëmë në Kuvend.
Abazi shkruan se halli i Ukajt është që Vjosa mund të bëhet presidente pas të hënës, mu në ditën kur presidenti Hashim Thaçi do të shkojë për intervistim në Hagë.
”Halli i Xhavit Ukaj është që pas të hënës Vjosa është e mundur të jetë edhe Presidentja e Kosovës! Kjo e bën shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme të pamundur dhe rrjedhimisht zgjedhjet të pakalueshme e shumë të shpejta. Nuk ka nevojë për komplikim, ditë të mira po vijnë dhe bashkë me to edhe qeveria Kurti!”, shkruan Abazi në Facebook.





















