Kosovë
Hajdari: Krenaria kombëtare që nuk shuhet kurrë, është UÇK-ja

Zyrtari i PDK-së Petrit Hajdari i ka dal në mbrojtje vlerave të UÇK-së.
Postimi:
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot organizoj një protestë dinjitoze në çdo komunë të Kosovës.
Ndërsa në kohën që protestohej me moton:
“Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare” , disa deputet që e kanë gojën plotë patriotizëm thu ti, që Kosova është veç e tyre, shpërfaqën ftyrën e vërtetë duke mos e votuar:
Rezulutën për Unitetin Politik e Qytetar në Mbrojtje të Vlerave të Popullit të Kosovës.
Përpjekja e një segmenti të Vetëvendosjes për të bërë vijë ndarëse mes të gjithë krerëve të luftës, të cilët nuk i durojnë dot, dhe UÇK-së tjetër, pa komandë, pa kokë, është hipokrite dhe me qëllim për diskreditimin e krerëve më të lartë dhe përgjegjës së UÇK-së.
Krenaria kombëtare që nuk shuhet kurrë, është Ushtria Çlirimtare e Kosovës!





















